Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Lamtumirë Gerti Bogdani!

Ambasadori libanez: Netanyahu po e çon rajonin në prag të luftës së gjithanshme në vend që të përballet me fatin politik

Ambasadori libanez: Netanyahu po e çon rajonin në prag të luftës së gjithanshme në vend që të përballet me fatin politik

10:45, 19/09/2024
A+ Aa A-

Ambasadori libanez Rami Mortada ka thënë për Sky News se Lindja e Mesme është më e afërta që ka qenë në 50 vjet me një luftë rajonale që nuk do të kursente askënd.

Ai tha se krimet e luftës izraelite e kanë vënë rajonin në “prag të një lufte gjithëpërfshirëse“.

Benjamin Netanyahu po mbante peng “të gjithë rajonin” për të shmangur fatin e tij politik, tha Mortada.

“Ne jemi përballur me një kryeministër izraelit që dëshiron ta vendosë vendin e tij në një gjendje të vazhdueshme lufte për të larguar rrezikun e rënies së koalicionit të tij dhe përballjen me akuza për korrupsion në gjykatë. Qeveria e tij minoi qëllimisht negociatat për armëpushimin e Gazës duke zgjeruar luftën në sulmet e saj ndaj Libanit”, tha ai, ndërsa shtoi se “gjithmonë kam thënë se është sikur Netanyahu po ngiste një biçikletë: Në momentin që ai ndalonte, ai do të rrëzohej.  Pra, ai duhet ta vendosë vendin e tij vazhdimisht në rrugën e luftës dhe dhunës, sepse në momentin që ai të ndalet, ai do të përballet me pasojat e brendshme”.

I pyetur nëse ai kishte një mesazh për popullin izraelit, Mortada tha se nëse ata duan paqe, ata duhet të zgjedhin zyrtarë që i përgjigjen nismave të paqes.

Duke argumentuar se shpërthimet e pajisjeve në Liban gjatë dy ditëve të fundit shkelën ligjin ndërkombëtar, Mortada tha: “Ky shënjestrim i njëkohshëm dhe pa dallim i civilëve – dhe nuk ka rëndësi nëse ata janë anëtarë të një grupi të armatosur apo civilë – përbën një krim lufte, sipas OKB-së.

Për shkak se ata nuk kishin njohuri paraprake për vendndodhjen se kush i përdorte këto pajisje dhe për rrethinën e pajisjeve, dhe megjithatë shpërthyen 5000”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco