Italia përfshihet nga stuhia me shira të rrëmbyeshëm erëra të forta

Italia përfshihet nga stuhia me shira të rrëmbyeshëm erëra të forta

09:02, 19/09/2024
A+ Aa A-

Italia është përfshirë nga një stuhi me shira të rrëmbyeshëm edhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe tornado.

Gjithashtu shumë banorë u evakuuan në disa rajone të vendit fqinj, teksa qytete, rrugë dhe banesa u zhytur nën ujë, duke shkaktuar miliona euro dëme. Ndërkohë dy ditët e fundit kushtet atmosferike janë përkeqësuar edhe më shumë, ku u raportuan dëme konkretë nga situata.

Siç raportohet janë mbi një mijë të evakuuar në Emilia-Romagna. Faenza u përmbyt, lumenjtë Marzeno dhe Lamone u tejmbushën, Situatë kritike në luginën Lamone, kurse në Bolonjë u dha alarmi për përkeqësim. Lumi Senio është vërshuar në Castel Bolognese (Ravena) dhe uji po arrin në qendër të qytetit, dhe në të gjithë rajonin Emilia-Romagna. Shkollat ​​u mbyllën në pjesën më të madhe të pjesës qendrore-lindore të rajonit.

Në Budrio (Bolonjë) argjinatura e përroit Idice ka pësuar një thyerje në pjesën e poshtme të rrjedhës në krahasim me thyerjen e Majit 2023, teksa autoritetet tremben edhe për ndonjë katastrofë. Ura Vigorso-Via Rabuina është e mbyllur për trafik.

Aktualisht ka dhe mungesë energjie në Mezzolara, menaxheri. Shumë rrugë tashmë notojnë në ujë dhe janë të mbyllura nga autoritetet policore dhe lokale.

Në orën 7 të mëngjesit, Bashkia e Lugos informon se përmbytja e lumit Senio po shkakton hyrjen e ujit në katet e para dhe këshillohen banorët që të ngjiten në katet e sipërme të banesave për emergjencat. Vetëm 24 orët e fundit raportohet se në Emilia Romagna ra mbi 220 mm shi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco