Shpërthimet i mijëra ‘pagers’ të Hezbollah/ Ministri izraelit i Mbrojtjes: Një epokë e re e luftës po fillon

Shpërthimet i mijëra ‘pagers’ të Hezbollah/ Ministri izraelit i Mbrojtjes: Një epokë e re e luftës po fillon

21:51, 18/09/2024
A+ Aa A-

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se po fillon një “epokë e re” në përpjekjet luftarake të Izraelit.

Deklarata e tij u bë  pak pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit të grupit Hezbollah në Liban, të cilat kanë lënë të vdekur të paktën 26 persona, dhe të plagosur më shumë se 3,000 të tjerë.

Hezbollahu ka fajësuar për shpërthimet Izraelin, teksa është zotuar për hakmarrje.

Duke pranuar në heshtje rolin e vendit të tij në shpërthimet në Liban e Siri të martën dhe të mërkurën, Yoav Gallant ka thënë se qendra e gravitetit të luftës po lëvizte në veri, raporton CNN.

“IDF sjell arritje të shkëlqyera, së bashku me Shin Bet, së bashku me Mossad-in, të gjitha organet, dhe të gjitha kornizat dhe rezultatet janë rezultate shumë mbresëlënëse”, ka thënë Gallant gjatë një vizite në bazën e Forcave Ajrore Ramat-David në Izraelin verior.

Komentet e tij shihen si pranimi i parë nga një zyrtar izraelit se forcat izraelite të sigurisë qëndrojnë pas operacionit të së martës, në të cilin mijëra “pagers” shpërthyen në të gjithë Libanin e Sirinë, dhe po ashtu pas sulmit të së mërkurës, ku shumë radiolidhje shpërthyen në Liban.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco