Shkeli ligjet e BE-së për azilin, Hungaria humbet 200 milionë euro fonde

Shkeli ligjet e BE-së për azilin, Hungaria humbet 200 milionë euro fonde

14:41, 18/09/2024
A+ Aa A-

Hungaria do të humbasë 200 milionë euro (222.7 milionë dollarë) në fondet e Bashkimit Evropian, pasi Budapesti humbi afatin për të paguar një gjobë për shkeljen e ligjit të BE-së për azilin, deklaroi Komisioni Evropian.

Gjykata e lartë e BE-së, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ), vendosi gjobën në muajin qershor. Budapestit iu dha afat deri të martën për të paguar dënimin, por ai nuk u pajtua me vendimin, theksoi Komisioni.

“Ajo që do të bëjmë tani është të zbresim 200 milionë euro nga pagesat e ardhshme nga buxheti i BE-së ndaj Hungarisë”, theksoi një zëdhënës i komisionit në Bruksel.

Njoftimi është i fundit në një seri qortimesh për Hungarinë, ku qeveria nacionaliste e krahut të djathtë shpesh është kritikuar nga Komisioni Evropian për politikën e saj të ngurtë ndaj refugjatëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco