12-vjeçari godet me thikë 5 nxënës dhe 1 mësues në një shkollë në Lisbonë

12-vjeçari godet me thikë 5 nxënës dhe 1 mësues në një shkollë në Lisbonë

14:08, 18/09/2024
A+ Aa A-

Një djalë 12-vjeçar ka plagosur sot me thikë të paktën pesë nxënës dhe një mësues në një shkollë pranë Lisbonës, pas së cilës është arrestuar, njofton policia lokale.

“Asnjë nga viktimat nuk pësoi lëndime të rrezikshme për jetën, por një vajzë u dërgua në spital në gjendje të rëndë”, tha oficeri i policisë në detyrë në qytetin Azambuja, 50 kilometra në verilindje të Lisbonës.

Kryebashkiaku Silvio Lucio i tha CNN se djali hyri në ndërtesën e shkollës dhe goditi me thikë personin e parë që takoi.

Për momentin nuk dihet se cili është motivi i sulmit, shkruan Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco