Të shtëna armësh pranë zyrave të Wildberries në Moskë, ish-bashkëshorti i pronares futet me dhunë në kompani

Të shtëna armësh pranë zyrave të Wildberries në Moskë, ish-bashkëshorti i pronares futet me dhunë në kompani

12:48, 18/09/2024
A+ Aa A-

Të shtëna të armëve janë dëgjuar jashtë selisë së shitësit rus me pakicë në internet Wildberries në Moskë.

Kanali pro-Kremlin në Telegram, Mash, pretendon se një grup i burrave të paidentifikuar kanë arritur në zyrat e Wildberris dhe hapën zjarr – duke plagosur tre persona.

Tërë zyrat janë evakuuar, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, transmeton Telegrafi.

Sherri filloi kur një grup burrash, përfshirë Vladislav Bakalchuk, ish-bashkëshorti i Tatiana Bakalchuk, themelueses së Wildberris – gruaja më e pasur në Rusi – tentuan të futen në ndërtesë.

Videoja e publikuar nga Mash, shfaq përplasjen që ndodhi jashtë zyrtare që rezultuan me të shtëna armësh dhe britma.

Sipas një komunikate të Wildberries, Vladislav Bakalchuk dhe truprojat e tij tentuan të futen me forcë në zyrat e Wildberries. Në anën tjetër forcat e rendit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe se tani situata është nën kontroll.

Tensioni mes Tatianas dhe Vladislav Bakalchukut u rrit  pas shkurorëzimit të tyre në korrik. Vladislav kishte kërkuar publikisht ndihmën e liderit çeçen Ramzan Kadyrov, se po ka vështirë të marrë nën kontroll kompaninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco