Lajmi i fundit

LIVE/ Homazhet në nder të ish-deputetit Gert Bogdani

Nigeri: Pas përmbytjeve masive, mbi 200 të burgosur arratisen nga burgu

Nigeri: Pas përmbytjeve masive, mbi 200 të burgosur arratisen nga burgu

07:10, 18/09/2024
A+ Aa A-

Të paktën 274 të burgosur janë arratisur nga një burg në shtetin Borno të Nigerisë pas përmbytjeve të mëdha, tha Shërbimi Korrektues Nigerian.

“Përmbytja rrëzoi muret, duke përfshirë qendrën e kujdestarisë së sigurisë së mesme Maiduguri (MSCC) si dhe disa lagje në qytet,” tha në një deklaratë zëdhënësi i shërbimit Abubakar Umar.

Sipas Umarit, të paktën 281 të burgosur arritën të arratiseshin ndërsa po transferoheshin në “një strukturë të sigurt ” dhe shtatë prej tyre u kapën më vonë.

Umar tha se shërbimi ishte në dijeni të identitetit të të arratisurve, përfshirë biometrinë e tyre, dhe e kishte bërë këtë informacion “të disponueshëm për publikun”.

Kërkimet për të burgosurit po vazhdojnë, tha ai.

Të pakëtn 229 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në të gjithë Nigerinë, ndërsa janë zhvendosur më shumë se 386,000 të tjerë, sipas të dhënave më të fundit nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit NEMA, të ndara me CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco