U kthye në shkollë me antiplumb dhe nisi të sulmonte nxënësit, plagosen 7 persona në Portugali, arrestohet autori 12-vjeçar

U kthye në shkollë me antiplumb dhe nisi të sulmonte nxënësit, plagosen 7 persona në Portugali, arrestohet autori 12-vjeçar

19:50, 17/09/2024
A+ Aa A-

Një djalë 12-vjeçar goditi me thikë gjashtë shokët e tij të klasës dhe një mësues në një shkollë në qytetin Azabusa, rreth 50 kilometra në verilindje të Lisbonës. Lajmin e konfirmoi edhe policia portugeze ndërsa shtuan se autori i sulmit është arrestuar.

Gjendja e të plagosurit nuk ngjall shqetësim, megjithëse një vajzë u dërgua në spital me lëndime të rënda, sipas një raportimi të një oficeri policie që nxitoi në shkollë. Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë. 

Kryebashkiaku Silvino Lucio për CNN Portugal tha se sulmuesi filloi të godiste me thikë të gjithë ata që shihte.

Në deklaratat e tij më vonë për rrjetin SIC Notícias, ai zbuloi më shumë detaje: pas një debati, 12-vjeçari la shkollën, shkoi në shtëpi dhe u kthye pak më vonë. Më pas ai nxori nga çanta e shpinës atë që dukej si një jelek antiplumb dhe një thikë, me të cilat sulmonte pa dallim këdo që e rrethonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco