Rusi/ Katër të lënduar pasi një nxënës sulmoi bashkëmoshatarët dhe mësuesit me çekiç

Rusi/ Katër të lënduar pasi një nxënës sulmoi bashkëmoshatarët dhe mësuesit me çekiç

13:28, 17/09/2024
A+ Aa A-

Një nxënës adoleshent ka lënduar katër persona pasi i ka sulmuar ata me çekiç të hënën në një shkollë në qytetin jugor rus të Chelyabinsk, pranë kufirit me Kazakistanin, thanë autoritetet lokale.

Sipas mediave të huaja, djali 13-vjeçar sulmoi mësuesit dhe kolegët e tij përpara se të ndalohej.

Dy vajza 13-vjeçare, një djalë dhe një mësues u plagosën dhe u shtruan në spital, tha ministria lokale e shëndetësisë.

 

 

I dyshuari mbante gjithashtu një thikë dhe një armë, sipas një burimi policor.

Motivet e tij nuk ishin menjëherë të qarta.

Sulmet e armatosura në shkolla në Rusi, janë shtuar vitet e fundit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco