Gallant: Po humbet shansi për marrëveshje me Hezbollahun

Gallant: Po humbet shansi për marrëveshje me Hezbollahun

15:49, 16/09/2024
A+ Aa A-

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant në bisedën me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, mbrojti idenë se është duke humbur mundësia për marrëveshjeje me Hezbollahun me të cilin vazhdon konflikti.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izraelite e Mbrojtjes thuhet se Gallant zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin.

Në bisedë thuhet se të dy palët kanë diskutuar përpjekjet për marrëveshje lidhur me lirimin e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës.

Gallant pretendon se Huthit në Jemen “përbëjnë kërcënim rajonal” dhe se “Hezbollahu vazhdon të jetë i lidhur me Hamasin dhe se po humbet mundësia për marrëveshjeje me Hezbollahun” me të cilin vazhdon konflikti në veri.

Pasi Izraeli filloi sulme në Rripin e Gazës, që nga 8 tetori 2023 e deri më tani mbi “Vijën Blu” kanë vazhduar përleshjet e ndërsjella midis ushtrisë izraelite dhe grupeve libaneze e palestineze në Liban, veçanërisht Hezbollahut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco