Kandidati për kryetar bashkie në Brazil godet rivalin e tij në kokë me një karrige hekuri

Kandidati për kryetar bashkie në Brazil godet rivalin e tij në kokë me një karrige hekuri

13:22, 16/09/2024
A+ Aa A-

Ky është momenti kur një prezantues televiziv brazilian dhe kandidat për kryetar bashkie godet mbi kokë një rival politik me një karrige gjatë një debati të nxehtë elektoral.

Sipas mediave të huaja, Pablo Marcal u shtrua në spital me dyshime për thyerje të brinjëve dhe vështirësi në frymëmarrje pas sulmit brutal gjatë transmetimit Live.

Pamjet treguan Jose Luiz Datena duke ecur drejt “viktimës së tij” dhe duke sulmuar me stolin e rëndë nga një distancë e afërt, megjithëse Marcal ai arriti të ngrejë krahun në momentin e fundit dhe ta shmangë pak goditjen.

Të dy burrat po konkurrojnë për t’u bërë kryebashkiak i Sao Paulos.

Kandidati i ekstremit të djathtë, Marcal, e kishte mërzitur Datenën duke përmendur akuzat për ngacmime seksuale të bëra kundër prezantuesit të TV, të cilat u hodhën poshtë nga prokurorët.

Kjo çoi në një shkëmbim fyerjesh, që përfundoi me sulmin fizik pasi Marcal akuzoi rivalin e tij politik, i cili si ai nuk ka mbajtur kurrë një post politik, se donte ta sulmonte atë gjatë një debati të mëparshëm televiziv, por hoqi dorë ngaqë ishte ‘nuk ishte mjaft burrë’.

Dhe debati i organizuar nga kanali televiziv i specializuar TV Cultura u ndërpre për pak kohë.

Një deklaratë e lëshuar nga këshilltarët e Pablo Marcal gjatë natës tha: “Pablo Marcal u sulmua në mënyrë frikacake nga Jose Luiz Datena, i cili e goditi atë në brinjë me një karrige hekuri”.

“Për fat të keq, Marcal iu desh të linte debatin në një ambulancë për të marrë kujdesin mjekësor urgjent”.

“Është për të ardhur keq që debati vazhdoi pa praninë e kandidatit që u sulmua”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco