Gjermania rikthen kontrollet në kufi, edhe me Francën. Kritika nga Polonia e Greqia

Gjermania rikthen kontrollet në kufi, edhe me Francën. Kritika nga Polonia e Greqia

12:27, 16/09/2024
A+ Aa A-

Gjermania rinisi këtë të hënë kontrollet në kufijtë e vet, përfshirë Francën, shkruan A2 CNN. Sipas Reuters, qeveria në Berlin mënon se kjo masë është e domosdoshme për të frenuar emigracionin e paligjshëm dhe për të luftuar ekstremizmin islamik.

Në listën e pikave kufitare me kontroll është shtuar edhe ajo në Kehl me Francën, ku efektivët e Policisë Kufitare janë parë duke ndaluar makinat. “Kontrollet kryhen tek mjetet ku dyshohet të ketë emigrantë të paligjshëm”, tha për Reuters Dieter Hutt, zëdhënësi i Policisë Federale Gjermane.

“Por duam të shqetësojmë sa më pak të tjerët”. Sipas Hutt, 15 sirianë u kapën të hënën teksa po përpiqeshin të kalonin me tren nga Strasburgu për në Kehl.

Kontrollet brenda zonës Shengen, që normalisht është zonë e lëvizjes së lirë të njerëzve, do të zgjasin gjashtë muaj. Vendimi është kritikuar nga shumë shtete anëtare të BE-së.

Kryeministri polak, Donald Tusk e quajti të papranueshëm, nga pikëpamja polake. Ndërsa kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se kontrollet do të dëmtonin  një prej arritjeve më të mëdha të BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco