Shpërthim në qendër të Kolnit të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Shpërthim në qendër të Kolnit të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

10:17, 16/09/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim ka ndodhur në qendër të qytetit perëndimor të Kolnit të Gjermanisë, ndërsa policia ka njoftuar se një “operacion i madh” është duke u zhvilluar.

Bëhet e ditur se nga shpërthimi në Hohenzollernring një ndërtesë është dëmtuar rëndë dhe një person është plagosur.

Personi i plagosur aktualisht ndodhet në spital, dhe sipas policisë ai konsiderohet i plagosur rëndë.

Siç raporton gazeta gjermane Bild, shpërthimi ka ndodhur në hyrje të një restauranti.

“Hohenzollern është i mbyllur midis Rudolfplatz dhe Friesenplatz. Zona duhet të shmanget. Detaje të tjera nuk dihen ende”, ka deklaruar policia.

Shpërthimi ka bërë që panelet e tavanit në hyrje të ndërtesës të shemben dhe xhamat e dritareve të thyhen.

Pronari i ndërtesës tha: “Ky është terror. Dikush shpërtheu një mjet shpërthyes. Vlerësoj të ketë dëme deri në 100 mijë euro”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco