Plagosi presidentin e vendit me thikë, gjendet i vdekur në qeli polici

Plagosi presidentin e vendit me thikë, gjendet i vdekur në qeli polici

09:30, 16/09/2024
A+ Aa A-

Është gjetur i vdekur në qelinë e tij polici 24 vjeçar që plagosi me thikë presidentin e ishujve Komoros, Azali Assoumani.

Efektivi 24 vjeçar që sulmoi kreun e shtetit, u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim nga forcat e sigurisë, por ketë papritur u gjet i vdekur, për motive ende të paqarta.

Presidenti Assoumani u sulmua pasditen e së premtes në Salimani Itsandra, rajon që ndodhet shumë pranë kryeqytetit të Moronit, teksa merrte pjesë në një funeral, shkruan A2.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim për të parë nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në atentatin ndaj presidentit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco