Reshjet e fuqishme shkaktojnë përmbytje në disa vende të Evropës Qendrore – pamjet tregojnë situatën e krijuar

Reshjet e fuqishme shkaktojnë përmbytje në disa vende të Evropës Qendrore – pamjet tregojnë situatën e krijuar

08:53, 16/09/2024
A+ Aa A-

Për shkak të reshjeve të dendura “janë shkaktuar dhe pritet të ketë edhe më tej përmbytje masive në mbarë rajonin”, i tha zëvendëskryeministri i landit Niederösterreich, Stephan Pernkopf, agjencisë austriake të lajmeve APA.

Në disa zona ka rrezik për rrëshqitje toke, sepse toka është tërësisht e lagësht. Në shumë zona rrugët janë mbuluar nga uji. Një sërë fshatrash janë të shkëputur prej pjesës tjetër të vendit.

Ky land ka njoftuar ndërkohë edhe për një të vdekur prej vërshimeve.

Një punonjës zjarrfikës humbi jetën duke punuar me një pompë thithëse të ujit në një qilar, sikurse njoftoi shtabi i krizës.

Në këtë land përreth Vjenës jetojnë 1,7 milionë njerëz.

Natën në të gdhirë të ditës së diel (15.09.2024) pati gati 4500 aksione të zjarrfikësit.

Në disa komuna në veri të Vjenë u desh të shpëtohen njerëzit e bllokuar nga masa e ujit nëpër shtëpi.

Ekipet e emergjencës përdorën helikopterët e gomonet. Shumë banorë pranë zonave të lumenjve u lajmëruan për evakuim që të largoheshin nga shtëpitë.

Kritike është gjendja edhe në zonën e lumenjve Kamp dhe Krems, që derdhen në Danub.

Evakuime në Çeki

Edhe në Çeki vërshimet e përmbytjet i kanë vënë në gjendje emergjence ekipet e shpëtimit. Katër vetë konsiderohen të humbur pasi i ka rrëmbyer masa e ujit.

Më i prekur është rajoni në lindje të vendit në kufi me Poloninë.

Gjatë fundjavës, kryebashkiaku i Cesky Tesin urdhëroi evakuimin e mijëra banorëve nga qendra e qytetit.

Lumi Olsa, një degë e Oderit, rrezikon të vërshojë jashtë shtratit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco