Përmbytjet shembin murin e burgut, arratisen 280 të dënuar

Përmbytjet shembin murin e burgut, arratisen 280 të dënuar

07:49, 16/09/2024
A+ Aa A-

Më shumë se 280 të dënuar janë arratisur nga një burg në Nigeri, pasi përmbytjet dëmtuan rëndë dhe shembën një mur në institucionit të ekzekutimit të vendimit penal ku ata qëndronin.

Sipas raportimeve paraprake, të burgosurit kishin më shumë se 4 ditë që largoheshin nga burgu, por ngjarja u zbulua nga autoritetet vetëm në fundjavë.

Deri në këto momente raportohet se janë kapur vetëm 7 të arratisur, ndërsa pjesa tjetër ka humbur gjurmët.

Mësohet se një pjesë e të arratisurve nga burgu ishin të dënuar me shumë vite burg për krime të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco