Atentati i dytë ndaj Trump, guvernatori DeSantis: Do hetojmë faktin se si atentatori u afrua në distancën 500 metra

Atentati i dytë ndaj Trump, guvernatori DeSantis: Do hetojmë faktin se si atentatori u afrua në distancën 500 metra

07:13, 16/09/2024
A+ Aa A-

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha të dielën se shteti i tij do të kryejë një hetim të veçantë lidhur me personin e armatosur, që tentoi t’i afrohej ish-Presidentit Donald Trump në distancën 500 metra me një armë tip AK 47, ndërsa atentati u parandalua pasi një agjent i shërbimeve sekrete hapi zjarr.

Ish-presidenti ishte duke luajtur në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach, Florida, kur Shërbimi Sekret i SHBA hapi zjarr ndaj Ryan Wesley Routh, i cili dyshohet se ishte i armatosur me një pushkë.

Autoritetet thanë se Routh kishte një kamerë GoPro dhe dy çanta shpine dhe dyshohet se e futi grykën e pushkës së tij përmes një gardhi, rreth 300 deri në 500 metra larg nga ish-presidenti.

Agjentët qëlluan në drejtim të Routh pasi e panë atë duke ngritur armën. Routh më pas iku me një Nissan të zi, por u kap shpejt, thanë autoritetet.

Ndërsa dalin më shumë informacione rreth asaj që po hetohet si një tentativë për vrasjen e jetës së Trump, DeSantis njoftoi se Florida do të kryejë hetimin e saj për të zbuluar se çfarë ndodhi në Klubin Ndërkombëtar të Golfit Trump.

“Njerëzit e meritojnë të vërtetën për atentatorin e mundshëm dhe se si ai ishte në gjendje të arrinte 500 metra larg ish-presidentit dhe kandidatit aktual të GOP,” tha DeSantis në një postim në X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco