Të shtënat me armë pranë ish-presidentit, reagon për herë të parë Donald Trump

Të shtënat me armë pranë ish-presidentit, reagon për herë të parë Donald Trump

22:40, 15/09/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti dhe njëherazi kandidati republilkan për president të ShBA-së, Donald Trump ka reaguar, pasi të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë tij në fushën e golfit në rezidencën në Florida.

Duke komentuar ngjarjen e rëndë, Trump theksoi se nuk do të dorëzohet kurrë.

Ka pasur të shtëna armësh në afërsinë time, por përpara se thashethemet të dilnin jashtë kontrollit, doja që ju të dëgjoni së pari këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË!

Asgjë nuk do të më ndalojë, nuk do të dorëzohem kurrë! Bashkim. Paqe. Bëjeni Amerikën Mirë Sërish”.

Pas nisjes së hetimeve, është gjetur një pushkë, ndërsa një person është shoqëruar me po merret në pyetje në lidhje me incidentin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco