Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

21:31, 15/09/2024
A+ Aa A-

 

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u dërgua në një vend të sigurt nga Shërbimi Sekret, pasi agjentët hapën zjarr ndaj një burri që u pa me një armë.  

Sipas raportimeve të Neë York Post, burimet thanë se Shërbimi Sekret pikasi një individ të dyshimtë në pranë rezidencës së golfit të Trump në Ëest Palm Beach dhe hapi zjarr kur agjentët panë tytën e një arme.

Një agjent hapi zjarr, duke qëlluar disa herë.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin”, tha zëdhënësi i Trump, Steven Cheung pasditen e së dielës.

Burri u arrestua më vonë nga policia lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco