Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

VIDEO/ Makina Rally humb kontrollin gjatë parakalimit para turmës, 12 persona mbesin të plagosur

16:56, 15/09/2024
A+ Aa A-

Një parakalim i thjeshtë para turmës së tifozëve të pasionuar ndaj makinave Rally, për pak mund të kishte përfunduar në një tragjedi.

Një makinë Rally, një Lancia Delta, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin dhe përfundoi në turmën pas barrierave në Piazza San Carlo, pranë Via San Teresa, në Torino

Dymbëdhjetë persona u plagosën, të gjithë me sa duket të mitur. Megjithatë, pesë janë transportuar në spital për kontrolle të mëtejshme, ndërsa të tjerët janë ndihmuar në vendngjarje nga mjekët.

Policia vendase po zbardh faktet dhe ka nisur hetimet për rastin me drejtuesin e mjetit dhe përgjegjësit për organizimin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco