Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa kushton rikthimi në shkollë?

Të përqafuara me njëra-tjetrën, gjenden trupat e pajetë të nënë e bijë në Itali, prej disa ditësh rezultonin të zhdukura

Të përqafuara me njëra-tjetrën, gjenden trupat e pajetë të nënë e bijë në Itali, prej disa ditësh rezultonin të zhdukura

14:47, 15/09/2024
A+ Aa A-

Janë gjetur trupat e pajetë të Susanna Recchia, 45 vjeç, dhe vajzës së saj 3-vjeçare, të cilat u zhdukën nga shtëpia e tyre në Miane, në provincën e Trevisos që nga mbrëmja e së premtes.

Nënë e bijë u gjetën të mbytura në lumin Piave, ndërsa ishin të përqafuara me njëra-tjetrën.

Sipas rindërtimit të skenës së ngjarjes, gruaja nuk ishte hedhur nga ura, por kishte hyrë në lumë bashkë me vajzën dhe e kishte lënë veten qe ta merrte rrjedha e lumit.

Prokurorja e Trevisos, Barbara Sabbatini është duke hetuar çështjen dhe do të vendosë nëse do të vazhdojë apo jo me autopsitë në orët e ardhshme.

Susanna, me profesion higjieniste dentare, përveç vajzës së saj trevjeçare, kishte edhe tre fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Fqinjët e përshkruajnë si një grua shumë të rezervuar me shumë pak miq. Edhe nga historia e ish-partnerit të saj, babait të fëmijës, del se ajo nuk ishte sjellë kurrë në atë mënyrë që të linte të kuptohej se do të ndërmerrte një akt të tillë.

Por divorci me burrin kishte sjellë një shqetësim te Susanna.

Ish-bashkëshorti i saj kishte shkuar në shtëpi për të marrë vajzën, por gjen vetëm një letër, në të cilën gruaja kishte sqaruar edhe arsyet pse do të ndërmerrte aktin e rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco