Lajmi i fundit

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani/ Berisha: Lajm i zi, një humbje e madhe për PD-në, dhe një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare

Kina rikthen zepelinat gjigante ajrore për përdorim ushtarak, nën pretekstin e ‘turizmit

Kina rikthen zepelinat gjigante ajrore për përdorim ushtarak, nën pretekstin e ‘turizmit

15:44, 14/09/2024
A+ Aa A-

allonët ajrorë të transportit, të njohur dikur si ‘zepelina’ duket se po rikthehen në modë pas disa pikasjeve në Kinë e Rusi, që kanë ngritur alarm në mediat perëndimore.

Tashmë nën pretekstin e turizmit Kina duket se po ndërton një flotë të gjerë mjetesh të tilla, njoftojnë ekspertët.

Këto mjete ajrore transporti të lirë dhe të pandalur, përdoreshin gjerësisht deri në fillim të shekullit të kaluar, teksa nuk kishin nevojë për aeroporte dhe as për shumë karburant, por u ndaluan papritur pas një aksidenti tragjik.

Tashmë raportohet se një kompani anijesh ajrore kineze ka nisur punën për transportin e pasagjerëve me to.

Por një ekspert tha për rrjetin The Sun se ‘nuk duhet pasur besë se anijet ajrore kineze do të përdoren vetëm për udhëtime turistike’.

Profesori Ashok Swain tha për The Sun: “Asnjëherë nuk duhet të besojmë fjalë për fjalë atë që thotë Kina, shpenzimet e tyre të ushtrisë tregojnë se shumë fusha të tjera përdoren për qëllime ushtarake”.

Imazhet satelitore tregojnë hangarë gjigantë në veriperëndim të Kinës ku mbahen zepelinat masive.

Swain shton: “Mendoj se ato do të përdoren për zbulim, por Kina mud të t’i përshtasë dhe për sulm. Ata duan të jenë një fuqi globale prandaj nuk mund të mendojnë vetëm për zonën e fqinjësisë së tyre”.

“Nëse duan të jenë një superfuqi duhet të kenë akses ushtarak në çdo cep të botës”.

Imazhet e marra në nëntor 2022, tregojnë anijen ajrore të paktën 30 metra të gjatë në një kompleks ushtarak në shkretëtirë, shkruan The Sun.

Ne Rusi gjithashtu ka pasur pikasje te mjeteve me ajër, sipas raportimeve, për përdorim shkencor.

Zepelinat e shpikura fillimisht nga gjermanët janë përdorur për sulm gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas gjerësisht për transport civil.

Por papritur pas aksidentit të Hindenburg në 1937 përdorimi i tyre u ndalua në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco