Lajmi i fundit

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani/ Berisha: Lajm i zi, një humbje e madhe për PD-në, një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare

Presidenti i Komoros sulmohet me thikë! Autori, një ish polic! Ja gjendja e tij shëndetësore

Presidenti i Komoros sulmohet me thikë! Autori, një ish polic! Ja gjendja e tij shëndetësore

14:44, 14/09/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Komores, Azali Assoumani është "jashtë rrezikut", pasi u plagos të premten në një sulm me thikë nga një polic 24-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij një ditë më vonë, thanë zyrtarët të shtunën.

Sulmi ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale (1100 GMT) të premten në Salimani Itsandra, një qytet në veri të kryeqytetit Moroni .

"Presidenti është mirë. Ai nuk ka probleme shëndetësore, është jashtë rrezikut. Janë bërë disa qepje," tha ministri i energjisë Aboubacar Saïd Anli në një konferencë shtypi, në Moroni të shtunën.

Azali u sulmua teksa merrte pjesë në një funeral, sipas presidencës. Ende nuk është përcaktuar motivi i sulmit.

Sulmuesi, Ahmed Abdou, doli me leje të mërkurën përpara se të orkestronte sulmin të premten.

Abdou u vendos në një qeli pasi u dërgua në paraburgim. Megjithatë, "mëngjesin e kësaj të shtune, kur hetuesit shkuan për ta parë, e gjetën të shtrirë në tokë, trupi i tij ishte i pajetë," tha Ali Mohamed Djounaid, prokurori publik i Komoros, në një konferencë të veçantë për shtyp.

Ai shtoi se po kryhej një hetim për të përcaktuar motivin e sulmit dhe shkakun e vdekjes së tij.

Në maj, Assoumani u betua për një mandat të katërt në detyrë, pas zgjedhjeve të tensionuara të janarit, për të cilat kundërshtarët e tij pretendojnë se ishin njollosur nga mashtrimi i votuesve. Zyrtarët mohojnë akuzat./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco