Mashtrimi me lojërat 'retro' 50 milionë euro/ Shkatërrohet rrjeti i trafikimi të video-lojërave në Itali

Mashtrimi me lojërat 'retro' 50 milionë euro/ Shkatërrohet rrjeti i trafikimi të video-lojërave në Itali

14:39, 14/09/2024
A+ Aa A-

Një rrjet trafikimi i video-lojërave është shkatërruar nga policia në Itali, pasi janë sekuestruar pajisje dhe lojëra të falsifikuara të epokës së vjetër, me vlerë afro 50 milionë euro.

Ndër lojërat e falsifikuara ishin tituj të njohur nga vitet 1980 dhe 1990, përfshirë Mario Bros., Street Fighter dhe Star Ëars. Pajisjet ishin imitime të lojëra ikonike të prodhuara nga Nintendo, Sega dhe Atari, dhe nuk përmbushnin standardet strikte të sigurisë.

Versionet e reja të video lojërave, të cilat u publikuan dekada më parë, kohët e fundit kanë parë një rritje në popullaritet dhe kanë arritur çmime të larta, në një trend kulturor të njohur si "retrogaming."

Rreth 12,000 pajisje që përmbanin mbi 47 milionë lojëra të piratuara u sekuestruan nga policia, tha Alessandro Langella, kreu i njësisë së krimit ekonomik për policinë financiare të Torinos, për agjencinë e lajmeve AFP.

Ato ishin "të gjitha nga Kina" dhe ishin importuar për t'u shitur në dyqane të specializuara ose online,.

Të gjitha pajisjet ishin të pajisura me bateri dhe qark elektrik jo të certifikuar dhe nuk përmbushnin standardet teknike ose të sigurisë të BE-së. Lojërat e sekuestruara janë shkatërruar.

9 italianë janë arrestuar dhe akuzuar për tregtim të mallrave të falsifikuara. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me deri në tetë vite burg.

Në TikTok, #retrogaming ka grumbulluar më shumë se 170 milionë postime. Fenomeni po "përjeton një fazë të fortë popullariteti dhe zgjerimi komercial," shprehet kreu i njësisë së krimit ekonomik për policinë financiare të Torinos,

Lojërat e vjetra të përdorura janë në kërkesë të lartë, me një sistem funksional Super Nintendo me lojëra që shitet online me çmime që variojnë nga 100 euro deri në 300 Euro, në varësi të gjendjes së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco