Rusia nis kundërofensivën në Kursk: Kemi rimarrë dhjetra fshatra

Rusia nis kundërofensivën në Kursk: Kemi rimarrë dhjetra fshatra

15:50, 13/09/2024
A+ Aa A-

Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave. Në rajonin perëndimor të Rusisë Kursk, sipas të dhënave që përputhen nga të dyja palët e konfliktit ka nisur kundërofensiva për rimarrjen e territoreve nën kontrollin e Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes në shërbimin online Telegram deklaroi, se ushtarët brenda dy ditëve ia kanë dalë të rimarrin dhjetë fshatra. Njësitë ruse të trupës së veriut kanë depërtuar në rajon.

Ofensiva ukrainase nisi në fillim të gushtit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Selenskyj konfirmoi kundërofensivën, Në sfondin e gjendjes ushtarake ai akuzoi aleatët perëndimorë, se po e zvarrisin mbështetjen për vendin e tij.

Ushtria ukrainase më 6 gusht nisi një ofensivë ushtarake në rajonin kufitar rus Kursk. Qysh atëherë, sipas të dhënave të saj u vunën nën kontroll 100 fshatra ruse dhe gati 1.300 km katror territor. Depërtimi ukrainas në territorin rus ishte i pari veprim i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022./ DW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco