Zelensky: Një raketë ruse goditi një anije që transportonte grurë në Detin e Zi

Zelensky: Një raketë ruse goditi një anije që transportonte grurë në Detin e Zi

14:35, 13/09/2024
A+ Aa A-

Një raketë ruse goditi një anije civile që transportonte grurë nga Ukraina, e cila tashmë ishte larguar nga ujërat e Ukrainës në Detin e Zi, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky tregoi se anija ishte rrugës për në Egjipt, raportoi Reuters. Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha tha se sulmi rus në një anije që transportonte grurë në Detin e Zi ishte një “sulm i turpshëm” ndaj lirisë së lundrimit dhe sigurisë globale të ushqimit.

Zëdhënësi i marinës ukrainase Dmytro Pletenchuk i tha agjencisë britanike se anija e goditur nga raketa ruse ishte në zonën ekonomike detare të Rumanisë në kohën e sulmit.

Pletenchuk shtoi se Rusia përdori bombarduesit Tu-22 për sulmin.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Administratës Detare Rumune, Irina Puskasu, deklaroi se anija që transportonte grurë, për të cilën Ukraina pretendon se është goditur nga një raketë ruse në një sulm nate, nuk ishte në ujërat territoriale rumune.

“Gjithçka që mund t’ju them për atë anije në këtë pikë është se ajo nuk ishte në ujërat tona territoriale”, i tha Puskas Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco