Rusia dhe Turqia s’pajtohen për statusin e Krimesë, Moska këmbëngul të bindë Ankaranë

Rusia dhe Turqia s’pajtohen për statusin e Krimesë, Moska këmbëngul të bindë Ankaranë

13:27, 13/09/2024
A+ Aa A-

Çështja e statusit të Krimesë mbetet ndër mosmarrëveshjet midis Moskës dhe Ankarasë, por Rusia vazhdon të punojë shumë për të bindur miqtë turq se qëndrimi i saj është i saktë, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov, teksa komentoi deklaratat e presidentit turk, Tajip Erdogan për përkatësinë ukrainase të gadishullit.

"Kjo çështje është një nga mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes miqve tanë turq," tha Peskov. "Ne nuk braktisim përpjekjet tona sistematike për t'ua shpjeguar më tej pikëpamjet tona, miqve dhe kolegëve tanë turq."

"Ne shpresojmë që me kalimin e kohës kjo do të lejojë Ankaranë të na kuptojë më mirë dhe të pajtohet me argumentet tona," shpjegoi zëdhënësi presidencial. "Ne vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona me Turqinë - marrëdhënie partneriteti."

Më 11 shtator, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se mbështetja turke për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës ishte e palëkundur dhe kthimi i Krimesë ishte një kërkesë e ligjit ndërkombëtar.

Rusia mori kontrollin e Krimesë nga Ukraina dhe e aneksoi atë më 2014./ TASS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco