Vritet në një sulm të armatosur drejtoresha e burgut më të madh në Ekuador

Vritet në një sulm të armatosur drejtoresha e burgut më të madh në Ekuador

08:32, 13/09/2024
A+ Aa A-

Drejtoresha e burgut më të madh të Ekuadorit u vra të enjten, ndërsa një person tjetër u plagos në një sulm të armatosur në rrugët e Guayaquil. Kjo u bë e ditur përmes një deklarate të agjencisë së burgjeve të vendit të Amerikës së Jugut.

Maria Daniela Icaza ishte drejtoresha e dytë e burgut e vrarë në Ekuador këtë muaj, pasi dhuna ndaj zyrtarëve komunalë është rritur. Icaza vdiq teksa po transportohej në spital.

Kjo është vrasja e dytë e këtij lloji brenda dy javësh. Vetëm nëntë ditë më parë u vra drejtori i një burgu në provincën e Amazonës Sucumbios, Alex Guevara.

Burgjet e Ekuadorit janë ndër më të rrezikshmit në botë dhe shumë prej tyre janë pushtuar nga bandat e drogës.

Institucionet e vuajtjes së dënimit kanë qenë nën kontrollin ushtarak që nga janari, kur presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e "konfliktit të armatosur të brendshëm" pas një vale brutale dhune, e shkaktuar nga ikja nga burgu i një bosi të fuqishëm krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco