Rreth botës me biçikletë në 108 ditë / Lael Wilcox theu rekordin e vitit 2018 të Jenny Graham, 108 ditë xhiro

Rreth botës me biçikletë në 108 ditë / Lael Wilcox theu rekordin e vitit 2018 të Jenny Graham, 108 ditë xhiro

15:02, 12/09/2024
A+ Aa A-

Vetëm 108 ditë për të bërë një xhiro në mbarë globin! Kaq i janë dashur çikilistes amerikane Lael Wilcox, e cila theu rekordin e vitit 2018 të Jenny Graham. 38-vjeçarja përshkoi 29 mijë km për 108 ditë, 12 orë dhe 12 minuta.

Çiklistja amerikane, Lael Wilcox theu rekordin e ri botëror, duke përshkuar 29 mijë km për 108 ditë, 12 orë dhe 12 minuta. 38-vjeçarja u nis nga Alaska më 28 Maj.

Image

Ajo kaloi 21 vende në 4 kontinente përpara se të mbërrinte në Çikago, rreth orës 21:00 me orën lokale të mërkurën.

Të gjithë eksperiencën sportistja e ndau me publikun përmes një serie videosh në mediat sociale, të regjistruara nga bashkudhëtarja, regjisorja Rugile Kaladyte.

Aty ajo përshkruan hap pas hapi vështirësitë për shkak të kushteve atmosferike, por se e bukura e aventurës është se ajo nuk heq kurrë dorë!

Image

E veçanta është, se Lael Wilcox mori përgëzime, nga ish-rekordmenia Jenny Graham, e cila në vitin 2018 realizoi udhëtimin nga Skocia për 124 dite e 11 orë.

“Është gjëja më e mahnitshme të shohësh gra që e shtyjnë sportin e tyre ashtu siç duan. Unë jam thjesht një fanse e madhe”, tha Graham.

Image

“Wilcox është një njeri me forcë të jashtëzakonshme fizike, vendosmëri dhe ashpërsi mendore. Është shumë punë e vështirë të jesh në gjendje të punosh ditë pas dite për 108 ditë pa u ndalur”, tha Anne-Marije Rook, kryeredaktore e revistës amerikane Cycling Weekly.

Lael Wilcox do të hyjë në librin e Rekordeve Botërore Guinness.

Megjithatë pozicioni i saj rrezikohet nga Vedangi Kulkarni, një çiklist 25-vjeçar indian, që ka arritur në ditën e 65-të të udhëtimit me biçikletë, duke përshkuar deri më tani 7700 km.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco