Shefi i politikës së jashtme të BE-së, thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme të de-përshkallëzojnë tensionet ushtarake

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme të de-përshkallëzojnë tensionet ushtarake

14:56, 12/09/2024
A+ Aa A-

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell u kërkoi të enjten të gjitha palëve në Lindjen e Mesme, që të de-përshkallëzojnë tensionet ushtarake.

Në një konferencë të përbashkët për mediet me ministrin e Jashtëm të Libanit, Abdallah Bou Habib në Bejrut, Borrell shprehu keqardhjen që ky vend është prekur negativisht nga konfliktet në rajon, përfshirë Sirinë dhe Palestinën.

Libanezët duan dhe kërkojnë stabilitet, paqe dhe zhvillim dhe BE-ja qëndron me ta, theksoi Borrell.

"Ne kemi nevojë të de-përshkallëzojmë tensionet ushtarake dhe unë e shfrytëzoj këtë mundësi për t'i nxitur të gjitha palët të ndjekin këtë rrugë," tha zyrtari i BE-së dhe vuri në dukje se "lufta nuk është kurrë e pashmangshme, varet nga vullneti për ta shmangur atë".

Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë “të shtyjë për një paqe gjithëpërfshirëse në rajon”, që do të thotë, sipas Borrell, “se siguria e Izraelit varet nga kapaciteti i popullit palestinez për të pasur një të ardhme të bazuar në shtetin dhe lirinë e tij”.

Përfaqësuesi i BE-së theksoi se ai nuk ka “shkop magjik” për të zgjidhur të gjitha problemet, por ka “vullnet politik për të përdorur mjetet diplomatike dhe kapacitetet financiare për të ndikuar tek aktorët për të ndaluar luftën, për të shmangur përshkallëzimin dhe për të kërkuar një Marrëveshje paqeje, që fillon me një armëpushim në Gaza.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza, që nga sulmi i Hamasit tetorin e kaluar, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 41,100 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë dhe mbi 95,100 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit mes një bllokade të vazhdueshme, që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë./ Anadollu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco