‘Jemi gati për sulm bërthamor ndaj një vendi të NATO-s’, ‘orakulli’ i Putin kërcënon Perëndimin

‘Jemi gati për sulm bërthamor ndaj një vendi të NATO-s’, ‘orakulli’ i Putin kërcënon Perëndimin

14:37, 12/09/2024
A+ Aa A-

‘Rusia duhet të shprehë qartë gatishmërinë e saj për të përdorur armë bërthamore kundër vendeve që mbështesin agresionin e NATO-s në Ukrainë.’

Kështu është shprehur në një intervistë për Kommersant, Sergey Karaganov, shkencëtari politik me ndikim që kryeson Këshillin për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe njihet si ‘orakulli’ të cilit Vladimir Putin ia dëgjon gjithmonë fjalën.

I njohur si ‘skifteri’ i Kremlinit, Karagnov akuzon SHBA-të se kanë gënjyer aleatët për aftësinë goditëse të Moskës dhe kërkon një  qëndrim më të vendosur bërthamor ndaj Perëndimit.

‘Moska mund të nisë një sulm të kufizuar bërthamor ndaj një vendi të NATO-s pa filluar një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gënjyen kur u thanë aleatëve të tyre se u garantonin mbrojtje bërthamore. Të gjithë armiqtë tanë aktualë dhe të ardhshëm duhet të jenë të sigurt se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore’, tha Karagnov.

Kërcënimet e rrezikshme të të besuarit të Putin vijnë vetëm disa javë pasi Ukraina pushtoi një pjesë të rajonit të Kurskut në Rusi.

 ‘Ne kemi të drejtë t'i përgjigjemi me një goditje bërthamore të gjitha sulmeve masive në territorin tonë. Kjo vlen edhe për çdo kapje të territorit tonë’, nënvizoi ai.

Megjithëse deklaratat ogurzeza të Karaganov nuk përfaqësojnë politikën zyrtare ruse, Kremlini e ka lejuar vazhdimisht atë të ndikojë drejtpërdrejt te Putin. Ishte pikërisht Karaganov ai që bëri thirrje për më shumë se një vit për të ndryshuar doktrinën bërthamore ruse, të cilën Moska tani ka thënë se do ta rishikojë.

Dhe sipas asaj aktuale, Rusia do të ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore në përgjigje të një sulmi bërthamor nga një vend tjetër ose një sulmi konvencional që do të kërcënonte ekzistencën e shtetit.

‘Kjo doktrinë është e papërgjegjshme dhe madje edhe vetëvrasëse, sepse nuk është në gjendje t'i pengojë në mënyrë adekuate armiqtë e Rusisë dhe t'i bëjë ata të besojnë se nuk ka asnjë rrethanë në të cilën Moska do të përdorte armë bërthamore’, përfundoi Karaganov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco