Pse po lejohet vrasja në Evropë? Arinjtë e murrmë shihen si rrezik në zonat rurale në Suedi e Rumani

Pse po lejohet vrasja në Evropë? Arinjtë e murrmë shihen si rrezik në zonat rurale në Suedi e Rumani

14:35, 12/09/2024
A+ Aa A-

Me Suedinë që po lejon asgjësimin e një të pestës së arinjve të saj dhe me deputetët rumunë që votojnë për të dyfishuar gjuetinë e tyre, debati mbi sezonin e gjuetisë është bërë një çështje politike.

Arinjtë e murrmë të Evropës janë një specie e mbrojtur, por krahas ujqërve dhe rrëqebullit ata po kalojnë gjithnjë e më shumë vështirësi për mbijetesën e tyre.

“The Guardian” shkruan se çështja është bërë ushqim për partitë populiste, me politikanë që sulmojnë Brukselin se po rrezikojnë fëmijët e tyre dhe braktisjen e fshatrave me numrin e lartë të këtyre gjitarëve në qarkullim.

Ndërkohë deputetët e Rumanisë votuan në korrik për të dyfishuar kuotën e saj të gjuetisë nga 220 arinj të murrmë në 481.

Në të njëjtën periudhë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se vrasjet e fundit të ujqërve në Austri dhe Spanjë ishin të paligjshme. Më herët gjatë vitit, Zvicra u përball gjithashtu me sfida ligjore për propozimin e saj për të vrarë 70% të popullsisë së saj të ujqërve.

Por çfarë ndikimi mund të ketë në ekosistem?

Shkencëtarët nuk janë ende të shqetësuar për nurmin e ujqërve në të gjithë kontinentin, por kanë paralajmëruar se vrasja e ujqërve në vendet me popullsi të vogël mund të jetë katastrofike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco