Strategjia e nënqeshjes së Kamala Harrisit

Strategjia e nënqeshjes së Kamala Harrisit

13:59, 12/09/2024
A+ Aa A-

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka një strategji në debatin e saj të parë presidencial për të nënqeshur sa herë që ish-presidenti Donald Trump flet. Është për t'u përcaktuar nëse funksionon, por është e rëndësishme të kuptosh mendimin e saj.

Nëse e shikoni në ekranin e ndarë, Harrisi buzëqesh dhe tund kokën pavarësisht se çfarë thotë Trump-i. Tundjet e saj të kokës dhe sytë e saj të habitur dhe pasthirrmat "nuk është e vërtetë" me mikrofon të hequr nuk korrespondojnë me kundërshtitë dhe kundërvëniet e saj. Ajo në fakt nuk po reagon; ajo thjesht po i bën këto fytyra sepse e di se është në kamera.

Pra, pse e bën ajo këtë?

Është e njëjta strategji që shefi i saj, presidenti Joe Biden, përdori në debatin e tij për zëvendëspresident në vitin 2012.

Biden qeshte me kongresistin e atëhershëm Paul Ryan sa herë që ai thoshte diçka dhe sillej sikur gjithçka që thoshte ishte për të qeshur dhe absurde. Ideja këtu është të mos dukesh i  zemëruar, por të përpiqesh të veprosh sikur ti mendon se personi tjetër është thjesht një kloun. Gjysma e qëllimit të kësaj është të vendosësh një ton për publikun. Gjysma tjetër është acarimi i folësit.

Loja e Biden-it funksionoi. E acaroi Ryan-in. Por Ryan-i dhe Biden-i ishin më ballë për ballë se Harrisi me Trump-in.

Gjithashtu, Harrisi duket paksa si budallaçkë dhe si një mësuese kur përpiqet ta bëjë.

Biden-it nuk i interesonte që dukej si Palaçoja, sepse po kandidonte për zëvendëspresident. Puna e tij e vetme ishte ta bënte Ryan-in të dukej keq.

Mirëpo Harrisi po përpiqet të shfaqet si një udhëheqëse. Nuk mendoj se kjo i bën punë. / Washington Examiner - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco