Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Ushtria izraelite vret stafin e OKB në Gaza, reagon Guterres: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Ushtria izraelite vret stafin e OKB në Gaza, reagon Guterres: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

12:08, 12/09/2024
A+ Aa A-

Agjencia e OKB për refugjatët palestinezë, tha se 6 punonjës të saj ishin vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit në një shkollë në Gaza. Në një deklaratë agjencia pohoi se ky ishte bilanci më tragjik në një incident të vetëm për stafin e tyre, që prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në tetor.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza bëri të ditur se 18 persona ishin vrarë në sulmin e ndodhur në shkollën al-Jaouni në kampin e refugjatëve të Nuseirat, i cili po përdoret si vendstrehim nga mijëra palestinezë të shpërngulur.

Ushtria izraelite tha se kishte ndërmarrë sulme të preçizionit të lartë kundër terroristëve që planifikonin sulme nga shkolla, dhe se kishte marrë masa për të shmangur dëme ndaj civilëve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres e cilësoi ngjarjen si shkelje dramatike të ligjit humanitar ndërkombëtar.

“Edhe Hamasi ka shkelur vazhdimisht ligjin ndërkombëtar dhe mbetet çështje e tmerrshme e pengjeve. Por është e qartë se ajo që po ndodh në Gaza është totalisht e papranueshme”, tha Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB.

Ambasadori izraelit në OKB Danny Danon, ju kundërpërgjigj kritikave të Guterres duke thënë se ishte e palogjikshme që OKB vijonte të dënonte vendin e tij në luftën e drejtë kundër terroristëve. Mbi 41 mijë vetë janë vrarë në enklavën e copëtuar gjatë operacionit ushtarak të izraelit prej tetorit të kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco