Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Plani, Tirana shesh 'përshesh' kullash

Sulmi izraelit në një zonë humanitare shkakton dhjetëra viktima: 'Një masakër e re'

Sulmi izraelit në një zonë humanitare shkakton dhjetëra viktima: 'Një masakër e re'

15:38, 11/09/2024
A+ Aa A-

Të paktën 40 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit, në një zonë humanitare në Khan Younis.

Zona ishte e mbushur me tenda, në të cilat strehoheshin palestinezët. Forcat Mbrojtëse Izraelite e justifikuan sulmin, duke thënë se ishte në një qendër të komanduar nga Hamasi.

Nga ana tjetër, Mbrojtja Civile në Gaza u shpreh për AFP dhe BBC se 40 njerëz janë vrarë në kampin “Al-Mawasi”, ndërsa 60 të tjerë janë lënduar dhe transferuar nëpër spitalet lokale.

Mbrojtja Civile shtoi gjithashtu se ka ndodhur një masakër në Gaza, pasi 20 tenda morën zjarr dhe nga sulmi ajror u hap një krater prej 9 metrash. Nga ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi, nuk ka ende një reagim.

“Ekipet tona janë duke nxjerrë viktimat dhe të lënduarit nga zona e shënjestruar. Kjo duket si një masakër e re nga ana e Izraelit”, u shpreh Mbrojtja Civile.

Forcat Mbrotjëse Izraelite, në një deklaratë u shprehën se në zonën humanitare operonin terroristët e Hamasit dhe ishte një qendër e kontrolluar dhe e komanduar nga Hamasi. “Terroristët përparuan dhe zhvilluan një sulm terrorist ndaj forcave të Izraelit dhe kombit izraelit”. 

Ndërkohë, Hamasi e mohon të ketë pasur luftëtarë të pranishëm kur ndodhi ngjarja e rëndë. Përmes një postimi në Telegram, Hamasi u shpreh: “Pretendimet e pushtuesve për prezencën e luftëtarëve tanë janë një gënjeshtër e madhe”.

Situata në Gaza vijon të jetë kaotike dhe e mbushur me ankth e dhimbje. Thuajse të 2.3 milionë banorët që jetojnë në Gaza janë detyruar të zhvendosen të paktën një herë nga shtëpitë e tyre. Disa prej tyre mund të jenë zhvendosur mbi 10 herë. Në kampin ku ndodhi sulmi strehoheshin qindra njerëz, të cilët marrin vetëm shërbimet bazike të jetesës. 

Qartazi, sulmi i ri ajror i ndërlikon edhe më shumë bisedimet për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

Sa u përket sulmeve izraelite, Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë bërë disa krime kundrejt civilëve dhe kampeve ku ata strehohen, qysh prej nisjes së luftës më 7 tetor 2023. Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 250 njerëz.

Më tej, Izraeli u kundërpërgjigj duke vrarë mbi 40,900 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Mijëra njerëz të tjerë mund të gjenden nën rrënoja dhe qindra palestinezë kanë ndërruar jetë për shkak të pasojave të luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco