SHBA i jep lejen? Ukraina do të sulmojë Rusinë me raketat me rreze të gjatë

SHBA i jep lejen? Ukraina do të sulmojë Rusinë me raketat me rreze të gjatë

11:45, 11/09/2024
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara mund t’i japin shpejt lejen Ukrainës, për përdorimin e raketave me rreze të gjatë kundër Rusisë. Është vetë presidenti Biden që e sugjeroi diçka të tillë, teksa Kievi përballet me valë të shtuar sulmesh nga Rusia fqinje.

Kur u pyet nga gazetarët nëse Uashingtoni do të hiqte kufizimet ndaj përdorimit të raketave me rreze të gjatë për Ukrainën, Biden tha: “Po punojmë për këtë zgjidhje”.

Drita jeshile, nëse do të vijë, do të përmbushte kërkesat e përsëritura të Ukrainës që ankohet se kufizimi mbi përdorimin e këtyre armëve i ka lënë ata me duart e lidhura. Gjatë muajve të fundit, presidenti Zelensky ka kritikuar ritmin e dërgesave me armatime dhe ka kërkuar autorizimin për të goditur pozicione më në thellësi të territorit rus me armatimet e siguruara nga perëndimit. Deri më tani, SHBA i ka rezistuar një lëvizjeje të tillë mes shqetësimeve për përshkallëzim me Moskën.  Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se një hap i tillë do të çonte në pasoja shumë serioze. Deklarata e Biden vjen pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin se po furnizonte Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtër.

“Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar raportet se Irani po dërgon raketa balistike me rreze të shkurtër, Fath-360 në rusi, të cilat ne vlerësojmë se mund ti përdorë brenda pak javës kundër Ukrainës duke çuar në më shumë vdekje”, tha gjenerali Patrick Ryder.

Një akuzë e tillë u përsërit edhe nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitën në Britaninë e Madhe. Blinken dhe homologu britanik, sekretari për Punët e Jashtme David Lammy, po zhvillojnë një vizitë në Kiev, ku siç thonë duan të dëgjojnë nga lidershipi atje, objektivët në luftë, dhe mënyrën se si mund të ndihmojnë në përmbushjen e tyre.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco