Qyteti ukrainas para luftës kishte 17 mijë banorë, sot është shndërruar në rrënoja

Qyteti ukrainas para luftës kishte 17 mijë banorë, sot është shndërruar në rrënoja

11:13, 11/09/2024
A+ Aa A-
Ish-këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka shpërndarë fotografi të shkrepura nga ajri që tregojnë qytetin e rrënuar të Vovchanskut në rajonin e Kharkivit, rreth pesë kilometra nga kufiri me Rusinë.

Bëhet fjalë për qytetin që është në qendër të ofensivës ruse në rajonin e Kharkivit, që filloi muaj më parë.

Por ofensivës në këtë qytet jetonin 17 mijë banorë, kurse tani është shndërruar në rrënoja dhe hi. Vovchensk është një qytet ku po zhvillohen betejat më të ashpra.

“Rusia pësoi humbje dhe u detyrua të tërhiqej pas një përpjekjeje për të avancuar në Vovchansk”, njoftoi ushtria ukrainase disa ditë më parë.

“Në Vovchansk, në përgatitje për operacionet sulmuese, armiku u përpoq të dërgonte personelin në pjesën qendrore të qytetit, duke përdorur dy tanke dhe dy automjete të blinduara luftarake MTLB. Ata pësuan humbje dhe u tërhoqën,” tha grupi operativ-taktik i Kharkiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco