Rreth 3 mijë persona humbën jetën, sot përkujtohet 23 vjetori i sulmeve terroriste në SHBA që tronditën botën

Rreth 3 mijë persona humbën jetën, sot përkujtohet 23 vjetori i sulmeve terroriste në SHBA që tronditën botën

11:00, 11/09/2024
A+ Aa A-

Sulmi terrorist ndaj Kullave Binjake u krye me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri avion i rrëmbyer u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në ndërtesë dhe duke shkaktuar zjarr, ndërsa 17 minuta më vonë, një avion tjetër pasagjerësh u përplas mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

Ceremonitë në New York dhe Washington do të nisin me një minutë heshtjeje, në kohën kur ndodhën sulmet.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco