Politikanja 32-vjeçare qëlloi me armë një ikonë të Virgjëreshës Mari, reagime të forta në Zvicër

Politikanja 32-vjeçare qëlloi me armë një ikonë të Virgjëreshës Mari, reagime të forta në Zvicër

10:07, 11/09/2024
A+ Aa A-

Sania Ameti, një këshilltare e qytetit në Cyrih, është në qendër të kritikave të forta pas publikimit të fotove në të cilat ajo godet me armë një imazh të Virgjëreshës Mari me Fëmijën Hyjnor dhe Kryeengjëllin Michael.

Politikanja 32-vjeçare, anëtare e partisë Liberale të Gjelbërve, shkaktoi një reagim kur përdori një pistoletë sportive për të qëlluar ikonën, duke lënë shenja plumbash në fytyrat e Virgjëreshës Mari dhe Jezusit, në një poster për ankand të imazhit, i cili daton që nga viti 1350.

Amet, e cila ka lindur në vitin 1992 në Bosnje në një familje myslimane dhe tani identifikohet si një agnostike, kërkoi falje duke thënë se nuk e kishte kuptuar rëndësinë fetare të imazhit.

Ajo deklaroi se e zgjodhi imazhin për shkak të madhësisë së tij të përshtatshme për praktikën e pistoletës. Pavarësisht përpjekjeve të saj të shpejta për të fshirë postimin dhe faljes së saj publike, reagimi vazhdoi. Veprimi i saj shkaktoi një stuhi reagimesh, veçanërisht nga qarqet katolike, të cilët e akuzuan atë për ofendim të besimeve fetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco