Biden: Po punohet për heqjen e ndalimit të përdorimit të armëve me rreze të gjatë nga Ukraina

Biden: Po punohet për heqjen e ndalimit të përdorimit të armëve me rreze të gjatë nga Ukraina

08:20, 11/09/2024
A+ Aa A-

 

Presidenti amerikan Joe Biden tha se administrata e tij “aktualisht po vendos” nëse SHBA do të heqë kufizimet në përdorimin e armëve me rreze të gjatë nga Ukraina në luftën kundër Rusisë.

SHBA-ja heziton të furnizojë ose sanksionojë përdorimin e armëve që mund të godasin objektiva thellë brenda Rusisë nga frika se mund të përshkallëzojë konfliktin, raportoi Reuters.

Aleatët e tjerë të Kievit po furnizojnë armët, por me kufizime se si dhe kur mund të përdoren në Rusi, nga shqetësimi se sulme të tilla mund të provokojnë hakmarrje që do t’i tërhiqte vendet e NATO-s në luftë ose do të shkaktonte një konflikt bërthamor.

Burime të paidentifikuara i thanë agjencisë britanike javën e kaluar se SHBA-të ishin afër një marrëveshjeje për t’i ofruar Ukrainës armë të tilla, por se Kievit do t’i duhej të priste disa muaj pasi SHBA-ja kishte zgjidhur problemet teknike përpara çdo dërgese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco