'Jemi një komb në rënie serioze'/ Trump: Harris duhet të largohet

'Jemi një komb në rënie serioze'/ Trump: Harris duhet të largohet

07:25, 11/09/2024
A+ Aa A-

“Jemi një komb në rënie serioze”. Kështu deklaroi ish presidenti amerikan, kandidati republikan , Donald Trump në fjalën e tij përmbyllëse gjatë debatit presidencial kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris, të transmetuar në ABC News.

Trump u shpreh se Harris duhet të largohet dhe shtoi se kishte kohë 3 vite e gjysmë, për të bërë gjëra, të cilat ajo tha se do i bënte kur të bëhet presidente.

“Ajo tha, do bëjë këtë, atë, pse nuk i ka bërë? Ka pasur 3 vite e gjysmë kohë. Nuk e ka bërë ajo, duhet të largohet tani. Një pyetje, pse nuk i ka bërë? Jemi komb në rënie serioze,e  gjithë bota po qesh me ne. I njoh liderët, më marrin në telefon. Kemi luftëra që po vazhdojnë”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco