Lajmi i fundit

'Tentuan të eleminonin prokurorin dhe Rrumin'/ Gjykata pranon kërkesat për gjykim të shkurtuar, u 'krasit' vitet e burgut. Ja sa dënohen

Shishet e ur*inës dhe gëzhojat e plumbave/ Ja çfarë u gjet në tunelin e Hamas ku u vranë pengjet

Shishet e ur*inës dhe gëzhojat e plumbave/ Ja çfarë u gjet në tunelin e Hamas ku u vranë pengjet

22:11, 10/09/2024
A+ Aa A-

IDF publikoi pamjet e tunelit ku u vranë gjashtë pengje në fund të gushtit në Rafah, Gaza. Tuneli e kishte hyrjen brenda dhomës së gjumit të një fëmije në Gaza.

Ai shtrihet 20 metra në tokë dhe lidhet me një tunel 120 metra të gjatë. Ky tunel është i ngushtë me tavane të ulëta, pa dhoma dhe ka një derë metalike në fund.

Zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se “ky është një tunel ‘kalimi’, jo një tunel ‘dhomë’. Qëndrimi drejt është i pamundur dhe lagështia është ekstreme”.

“Këtu, ne mund të shohim gjakun e tyre në dysheme. Këtu ndodhën momentet e e fundit të Hersh, Eden, Carmel, Ori, Almog dhe Alex. Ata u vranë brutalisht këtu.

Është jashtëzakonisht e vështirë të mbijetosh në kushte të tilla. Ata ishin heronj, të vrarë me gjakftohtësi nga terroristët që ndërtojnë tunele nën dhomat e gjumit të fëmijëve dhe fshihen me robër”, shtoi ai.

Hagari vuri në dukje se provat janë ende duke u analizuar dhe hetuar. Ai prezantoi disa nga objektet e zbuluara brenda tunelit, duke treguar kufizimin e zgjatur të pengjeve.

Midis sendeve të gjetura ishin shishe me urinë, një rezervuar i improvizuar me kovë, produkte higjienike për gratë dhe armë të ndryshme, duke përfshirë karikatorë kallashnikovi dhe gëzhoja plumbash.

“Të gjitha provat brenda tunelit janë marrë për hetim dhe ekzaminim. Ne po shqyrtojmë materialet dhe po ndjekim çdo pistë për të gjurmuar terroristët përgjegjës për këtë vrasje të tmerrshme.

Janë 101 pengje ende të mbajtura në Gaza, duke duruar vuajtje të paimagjinueshme, të uritur, të rraskapitur dhe të torturuar”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco