Afrika e Jugut: Çështja e gjenocidit kundër Izraelit në ICJ do të vazhdojë

Afrika e Jugut: Çështja e gjenocidit kundër Izraelit në ICJ do të vazhdojë

20:12, 10/09/2024
A+ Aa A-

Çështja e gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) do të vazhdojë dhe Afrika e Jugut do të paraqesë një memorial muajin e ardhshëm, tha presidenca në një deklaratë.

“Afrika e Jugut synon të sigurojë fakte dhe prova për të vërtetuar se Izraeli po kryen krimin e gjenocidit në Palestinë”, thuhet në deklaratë.

"Kjo çështje do të vazhdojë derisa gjykata të nxjerrë një konkluzion. Ndërsa çështja është në proces, ne shpresojmë që Izraeli do t'u bindet urdhrave të përkohshëm të gjykatës të lëshuara deri më sot."

Vërejtjet vijnë në mes të raporteve se diplomatët izraelitë janë duke u udhëzuar të lobojnë anëtarët e Kongresit të SHBA, për t'i bërë presion Afrikës së Jugut që të heqë dorë nga rasti.

Afrika e Jugut tha se rasti i saj i gjenocidit kundër Izraelit përfaqëson një përpjekje në rritje globale, drejt sigurimit të paqes në Lindjen e Mesme.

Disa vende, shtoi ai, përkatësisht Turqia, Nikaragua, Palestina, Spanja, Meksika, Libia dhe Kolumbia, i janë bashkuar të gjitha çështjes që filloi seancat dëgjimore në janar./ TRT WORLD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco