‘Pretendimet për transferimin e armëve’/ Irani: Synojnë të maskojnë bashkëpunimin në gjenocidin e Gazës

‘Pretendimet për transferimin e armëve’/ Irani: Synojnë të maskojnë bashkëpunimin në gjenocidin e Gazës

19:56, 10/09/2024
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani thotë se akuzat perëndimore se Irani ka transferuar armë në vende të tjera janë "propagandë mashtruese", që synon të fshehë mbështetjen e tyre ushtarake për gjenocidin izraelit në Gaza.

"Këto dezinformata nuk duhet të largojnë vëmendjen e botës nga përgjegjësia e tyre për të punuar drejt ndalimit të krimeve të luftës dhe vrasjeve masive nga regjimi izraelit, dhe për t'i mbajtur përgjegjës mbështetësit e tij," tha Kanaani në një mesazh në X të martën.

SHBA dhe disa vende perëndimore kanë akuzuar Iranin për dërgimin e raketave balistike në Rusi për t'u përdorur në luftën në Ukrainë.

Kanaani pohoi se akuza të tilla kanë për qëllim vetëm të largojnë vëmendjen e publikut nga bashkëfajësia e tyre në krimet e luftës izraelite në Rripin e Gazës, ku më shumë se 41,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, rreth 70% e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se disa vende evropiane, të cilat pretendojnë se janë kampionë të të drejtave të njeriut, kanë kontribuar në gjenocidin dhe krimet e luftës në Gaza duke furnizuar me armë vdekjeprurëse regjimit izraelit gjatë njëmbëdhjetë muajve të fundit./ IRNA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco