VIDEO/ Mësuesja e kopshtit në Paris godet fort vajzën 3-vjeçare dhe e përplas në tokë, pamje tronditëse

VIDEO/ Mësuesja e kopshtit në Paris godet fort vajzën 3-vjeçare dhe e përplas në tokë, pamje tronditëse

17:44, 10/09/2024
A+ Aa A-

Ka bërë bujë në komunitetin arsimor në Paris, një video tronditëse ku shfaqet një mësuese kopshti duke goditur me të gjithë forcën një vajzë trevjeçare. Drejtoresha e shkollës, Nicole Beloube, ka bërë thirrje për “pezullimin e menjëhershëm” të gruas që sulmoi fizikisht nxënësin trevjeçar. Prindërit e nxënësit ngritën padi kundër mësueses së kopshtit, siç raporton gazeta franceze Le Figaro.

Imazhet – megjithatë – janë rrëqethëse. Në një video të postuar në rrjetet sociale, vogëlushja është goditur në duar nga mësuesja e saj në kopsht, me të gjitha forcat pas shpine, duke e bërë të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë përtokë. Fëmija shpërthen në lot me shokët e klasës duke parë spektaklin në pamundësi për ta ndihmuar, komenton botimi francez. Në fund të videos, mësuesja e kopshtit shfaqet duke e ndëshkuar vogëlushen në cep të një muri dhe më pas duke spërkatur fytyrën e saj me një lëng të panjohur. Më pas dëgjohet duke i thënë: “Atje, aty ndihesh mirë”?

Imazhet e dhunshme janë marrë nga nëna e një prej shokëve të klasës së vajzës më 3 shtator në qendrën e kujdesit ditor Frères Voisins në lagjen e 15-të të Parisit, sipas AFP. Pas marrjes së një videoje të ngjarjes, nëna nxitoi të telefononte prindërit e viktimës së vogël nxënëse, raporton gazeta Le Parisien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco