Blinken: Irani furnizon Rusinë me raketa balistike, kërcënim për të gjithë Evropën

Blinken: Irani furnizon Rusinë me raketa balistike, kërcënim për të gjithë Evropën

15:10, 10/09/2024
A+ Aa A-

Irani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, të cilat pritet të përdoren së shpejti në luftën në Ukrainë, ka zbuluar Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Gjatë një konference për shtyp në Mbretërinë e Bashkuar, Blinken paralajmëroi se ky zhvillim përbën një kërcënim për të gjithë Evropën, duke vënë në pah përshkallëzimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

Blinken tha se “dhjetëra persona, personel ushtarak rus janë trajnuar në Iran për të përdorur sistemin e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi”.

Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rusia tashmë ka marrë dërgesat e këtyre raketave dhe ka të ngjarë t’i përdorë ato në javët e ardhshme kundër objektivave ukrainas.

Megjithëse Rusia tashmë ka një rezervë të konsiderueshme raketash balistike, furnizimi nga Irani i lejon asaj të përdorë më shumë nga raketat e veta në objektiva larg vijës së frontit.

Kjo ngritje ushtarake i lejon Rusisë të forcojë aftësitë e saj, ndërsa në të njëjtën kohë përshkallëzon tensionin në rajon dhe shkakton shqetësim për sigurinë e Evropës në tërësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco