Kompania japoneze Panasonic nuk do të jetë më sponsor i Lojërave Olimpike

Kompania japoneze Panasonic nuk do të jetë më sponsor i Lojërave Olimpike

15:07, 10/09/2024
A+ Aa A-

Kompania japoneze e teknologjisë Panasonic njoftoi këtë të martë se pas 37 vitesh nuk do të jetë më sponsor i Lojërave Olimpike.

Deklarata nuk tregonte qartë arsyet e ndërprerjes së partneritetit, por kompania iu referua rishikimeve të vazhdueshme se si duhet të zhvillohet sponsorizimi, raporton AP.

Panasonic është ndër të ashtuquajturit 15 sponsorët kryesorë të Lojërave Olimpike, duke përfshirë Anheuser-Busch InBev, Airbnb, Alibaba, Allianz, Atos, Bridgestone, Coca-Cola, Deloitte, Intel, Omega, Procter & Gamble (P&G), Samsung, Toyota dhe Visa.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) merr më shumë se dy miliardë dollarë nga sponsorët në një cikël katërvjeçar dhe pjesa e Panasonic nuk dihet.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo deklaroi gjatë disa muajve, duke iu referuar burimeve anonime të informuara, se kompania Toyota është e pakënaqur me mënyrën se si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i përdor paratë e sponsorizimit.

Sipas burimeve nga Toyota, paratë e marra nga IOC “nuk u përdorën në mënyrë efektive për të mbështetur atletët dhe për të promovuar sportin”.

Për momentin, nuk është plotësisht e qartë nëse Toyota do të vazhdojë të jetë sponsor i Lojërave Olimpike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco