U aludua se ishte qëlluar me armë zjarri, autopsia e balenës Hvaldimir zbulon shkakun e ngordhjes së tij

U aludua se ishte qëlluar me armë zjarri, autopsia e balenës Hvaldimir zbulon shkakun e ngordhjes së tij

15:00, 10/09/2024
A+ Aa A-

Hvaldimir që mendohet se ishte trajnuar si "spiune" nga Rusia dhe e gjetur e ngordhur në fillim të këtij muaji iu nënshtrua autopsisë. Grupet e të drejtave të kafshëve kishin pohuar se beluga, me nofkën Hvaldimir, ishte qëlluar me armë zjarri kur u gjet i ngordhur më 1 shtator.

Por një ekzaminim mjeko-ligjor ka arritur në përfundimin se "aktiviteti njerëzor" nuk çoi drejtpërdrejt në humbjen e jetës së kafshës, e cila kishte ngordhur nga një shkop i cili ishte futur në gojën e saj. Hvaldmir u bë i famshëm në prill 2019 kur u gjet në ujërat norvegjeze me një kamerë të lidhur në trupin e tij, duke nxitur pretendimet se ai mund të ishte një lloj spiuni.

Trupi i balenës u gjet duke notuar në det pranë qytetit Risavika, në bregun jugperëndimor të Norvegjisë. Policia norvegjeze hapi një hetim pasi dy grupe të të drejtave të kafshëve depozituan një ankesë për ngordhjen e krijesës.

Por autopsia tregoi se një shkop me përmasa 35 cm në gjatësi dhe 3 cm të gjerë kishte ngecur në gojën e balenës. Policia tha se Hvaldimir kishte pësuar gjithashtu disa lëndime "plotësisht sipërfaqësore", duke shtuar se "nuk kishte prova që sugjeronin se Hvaldimir ishte qëlluar".

Si rezultat, policia nuk do të hetojë më tej, dhe një raport i plotë do të publikohet brenda dy javësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco