Në burg për përdhunim dhe ngacmim seksual, producenti i njohur përfundon në spital për operacion urgjent në zemër

Në burg për përdhunim dhe ngacmim seksual, producenti i njohur përfundon në spital për operacion urgjent në zemër

21:56, 09/09/2024
A+ Aa A-

Producenti amerikan i filmit, Harvey Weinstein, është dërguar në spital në Nju Jork për një operacion urgjent në zemër, kanë thënë avokatët e tij.

 Avokatët e Weinstein thanw për BBC News, se ai u dërgu të dielën në mbrëmje nga burgu i ishullit Rikers në spitalin Bellevue, pasi ka vuajtur nga probleme të shumta shëndetësore dhe ka përjetuar dhimbje gjoksi.

Weinstein, 72 vjeç, u dënua për përdhunim dhe sulm seksual në vitin 2020 në Nju Jork dhe u dënua me 23 vjet burg. Këto dënime u rrëzuan këtë prill kur një gjykatës i apelit vendosi se ai nuk kishte një gjykim të drejtë dhe ai do përballet me një rigjykim këtë vit.

Në apelin e tij, gjykata tha se prokurorët në çështjen kryesore #MeToo thirrën dëshmitarë, akuzat e të cilëve nuk ishin pjesë e akuzave kundër tij.

Weinstein është dënuar gjithashtu me 16 vjet burg në një gjyq të veçantë për përdhunim në Kaliforni, kundër të cilit ai po apelon.

Weinstein ka luftuar me probleme serioze shëndetësore dhe është shtruar në spital disa herë në vitet e fundit. Në korrik, ai u trajtua për Covid-19 dhe pneumoni të dyfishtë.

Në vitin 2020, ai u shtrua në spital me dhimbje gjoksi. Ai gjithashtu u dërgua në spitalin Bellevue po atë vit për të hapur një arterie të bllokuar, sipas CBS.

Ai gjithashtu thuhet se vuan nga diabeti dhe tensioni i lartë.

Më shumë se 100 njerëz kanë bërë akuza për përdhunim dhe sjellje të pahijshme për Weinstein që datojnë nga fundi i viteve 1970.

Vendimi i akuzuesve të tij për të dalë përpara dhe dënimi i tij i mëvonshëm në Nju Jork, nxiti lëvizjen #MeToo kundër abuzimit seksual nga burra të fuqishëm.

Weinstein ka mbajtur gjithmonë pafajësinë e tij dhe ka argumentuar se ai ishte viktimë e një “organizimi”.

Ai bashkëthemeloi studion e filmit Miramax, e cila prodhoi hite, duke përfshirë Shakespeare in Love – që fitoi filmin më të mirë në Academy Awards – dhe Pulp Fiction.

Filmat e tij kanë marrë më shumë se 300 nominime për Oscar dhe 81 statuja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco