Armëpushimi në Gaza/ Irani akuza Izraelit: Po hap dyert e ferrit duke refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje!

Armëpushimi në Gaza/ Irani akuza Izraelit: Po hap dyert e ferrit duke refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje!

11:28, 09/09/2024
A+ Aa A-

Irani ka akuzuar Izraelin se duke refuzuar marrëveshjen për armëpushim në Gaza pas luftës brutale atje, po hap dyert e ferrit. Deklarata u bë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani në një konferencë për mediet në Teheran, duke u bërë thirrje mbështetësve të Izraelit që të “ndalojnë mbështetjen dhe armatosjen e Izraelit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, tha gjithashtu  se regjimi i Izraelit po hap dyert e ferrit, duke refuzuar të nënshkruajë një armëpushim, që mund t'i japë fund një lufte brutale gati njëvjeçare në Gaza.

“Ky regjim është një tumor kanceroz dhe e keqe absolute në rajon”, tha Kanaani të hënën, duke shtuar se regjimi sionist e ka ekspozuar veten ndaj zemërimit për “krimet e tij të tmerrshme të luftës” në Rripin e Gazës dhe së fundmi në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Kanaani teksa dënoi ashpër sulmet ajrore të Izraelit në Siri, tha se këmbëngulja e tij për të vazhduar krimet në Gaza dhe sulmet e tij ndaj fqinjëve, tregon se masat kriminale të regjimit nuk kufizohen në kufijtë palestinezë.

Që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë, Izraeli ka përshkallëzuar sulmet e tij ndaj objektivave të milicisë të mbështetur nga Irani në Siri dhe gjithashtu ka goditur mbrojtjen ajrore të ushtrisë dhe disa forca.

Izraeli ka kryer qindra sulme në objektiva brenda pjesëve të kontrolluara nga qeveria në Siri gjatë viteve të fundit, por rrallëherë i pranon ose diskuton operacionet.

Sulmet shpesh synojnë forcat siriane ose grupet e mbështetura nga Irani. Izraeli është zotuar të ndalojë shtrirjen iraniane në Siri, veçanërisht pasi Siria është një rrugë kyçe për Iranin për të dërguar armë për grupin militant libanez Hezbollah./ IRNA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco